Thjeshtë kolegë apo më shumë se kaq?!
Kanë qenë të shumta mediat të cilat komentuan shumë për një lidhje dashurie mes Ronela Hajatit dhe Young Zerkës, por kjo gjë u mohua nga të dy këngëtarët. Të dy kanë qenë pjesë e së njëjtës shtëpi diskografike por jo më. Ndaj dhe më parë dy artistët e mohonin këtë lidhje duke thënë se për këte arsye janë hapur fjalët se mund të jenë në një lidhje. Ronela Hajati dhe Young Zerka së fundmi kanë qenë shumë aktivë në rrjetet sociale me postime që tregojnë se mund të kenë qenë bashkë në Zyrih të Zvicrës, ndonëse nuk ka një foto konkrete ku shfaqen bashkë. Këto janë fotot që ata kanë postuar, gjykimin e bëni vetë. Fundja nuk do të kishte asgjë të keqe nëse Ronela dhe Zerka do të ishin çift!