Nuk kanë të sosur rastet e vdekjeve të pushuesëve në bregdet.
I fundit është regjistruar ditën e sotme në Vlorë ku rreth orës 11.25 në sallën operative të policisë së Vlorës ka ardhur një telefonat ku një pushues ka ndërruar jetë.
Pas arritjes në vendngjarje të uniformave blu dhe të mjekëve-ligjorë, u zbulua shkaku që imori jetën të moshuarit.
Sipas ekspertëve 82-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër.
Grupi hetimor është duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e e plotë të rrethanave të ngjarjes.