INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër rast i dhunës në familje, 34-vjeçari dhunon me sende të forta kunatën e tij

Një tjetër rast i dhunës në familje, 34-vjeçari dhunon me sende të forta kunatën e tij

Publikuar më: 12:22 03-09-2017

Rastet e dhunës nuk kanë të sosur në Shqipëri. Një rast i fundit është regjistruar në Shkodër ku një 34-vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës nga policia e Shkodrës për dhunë në familje.

Ai akuzohet se ka dhunuar me mjete të forta kunatën e tij, shtetasen me inicialet S.N 31 vjeçe.

“Më datë 02.09.2017, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: Arben Ndoci, 34 vjec, banues në Velipojë Shkodër Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta në kokë kunatën e tij (bashkëshorten e vëllait), shtetasen S. N. 31 vjeçe, banuese në Velipojë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549