INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër reper: Pasi bashkëpunon, Ariana Grande i fut në shtrat! [FOTO]

Një tjetër reper: Pasi bashkëpunon, Ariana Grande i fut në shtrat! [FOTO]

Publikuar më: 14:08 23-08-2016

Ka kaluar kohë që nga ndarja e saj me reperin Big Sean, por Ariana Grande duket se nuk e harron lehtë zakonin e vjetër.

Ajo është përfshirë në një marrëdhënie intime me një tjetër reper me të cilin ka  bashkëpunuar,. Këtë herë bëhet fjalë për 24 vjeçarin Mac Miller, me të cilin artistja e muzikës pop ka realizuar hitin “The Way” tre vite më parë. U desh pak kohë, por më në fund dyshja e gjeti rrugën për t’u bashkuar, edhe pse duket më shumë sikur Arianas i mbaruan alternativat nga këngët e tjera.

Dyshja e ka bërë shumë publike marrëdhënien e tyre dhe së fundmi janë shfaqur shumë intimë me njër-tjetrin në publik, pa e vrarë shumë mendjen në ka sy të tepërt rreth e rrotull. Ndërkohë që po ushqeheshin me sushi (dhe me njëri-tjetrin), Grande dhe Miller janë puthur, madje bukuroshja 23 vjeçare edhe i është ulur në prehër. Dhe kur janë kaq të hapur në publik...

Burime pranë tyre bëjnë me dije se dy yjet e muzikës janë në një lidhje të mirëfillte, edhe pse ata e mohojnë. Megjithatë, pas këtyre fotove, vështirë se do t’i besojë më njeri... 

Article Logic
Execution time: 0.0035371780395508