Nuk kanë të ndalur shpërthimet në Turqi.
Mediat turke raportojnë se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një gjykate në qytetin perëndimor të Izmirit.
Agjencia e lajmeve Haber Turk shkruan se në vendin kanë mbërritur ambulanca dhe forca të shumta policore.
Burimet deklarojnë shpërthimi ka ndodhur brenda një makine, duke sugjeruar se mund të bëhet fjalë për një shpërthim autobombe.
Policia turke ka bërë të mundur asgjesimin e dy terroristëve dhe një tjetër është në kërkim të cilët janë përgjegjës për shpërthimin në qytetin e Izmirit.