Tashmë është zyrtare, një tjetër futbollist shqiptar transferohet në Seria A, dhe ai është Frederik Veseli. Mbrojtësi 23 vjeçar, i është bashkuar ekipit të Empolit, në një kontratë dy vjeçare, me opsion rinovimi për dy sezone më shumë. Është vetë ekipi toskan, që ka njoftuar me anë të Twitter, për blerjen e Veselit. Mbrojtësi i rritur si futbollist në akademinë e Manchester City-it u transferua te Empoli me parametër zero pasi në fund të muajit Korrik, Veseli vendosi të mos rinvonte kontratën e tij me Luganon duke u larguar nga ky klub si futbollist i lirë.