Zvicra ka kaluar në avantazh në minuan e 34-të ndaj Kosta Rikës. Pas një aksioni të gjatë, Embolo ul mjaft mirë topin në zonë për Xhemailin, i cili shkarkon në rrjetë të djathtën e tij pas një goditjeje shumë të fortë.. Ai është shqiptari i tretë që shënon në Kupën e Botës pas Shaqirit dhe Xhakës. Zvicra për momentin mban vendin e dytë në grupin E.
Por ndryshe nga shokët shqiptarë të ekipit, Xhemaili nuk ka zgjedhur të festojë me simbolin e shqiponjës, por ka bërë këtë shenjë të çuditshme me dorë.