Anglia dhe Belgjika luajnë përballë njëra-tjetrës në “Kaliningrad Stadium”për të vendosur se cila përfaqësuese do të jetë “kokë grupi”. Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe nëse e gjithë loja do mbyllet në barazim, vendi i parë do të përcaktohet nga numri i kartonëve sepse kanë golavarazh të nejjtë. Mirëpo në pjesën e dytë talenti shqiptar që aktivizohet për Zvicrën, Adnan Januzaj ka tundur rrjetën me një supergol duke kaluar Belgjikën në avantazh. Nëse prisnit të festonte me shqiponjë, gaboheni, Januzaj nuk e ka bërë një gjë të tillë.