INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër shtet europian drejt legalizimit të kanabisit

Një tjetër shtet europian drejt legalizimit të kanabisit

Publikuar më: 09:29 08-08-2019

Jo vetëm Amsterdam por edhe një tjetër shtet europian është gati të legalizojë kanabisin.

E në fakt Luksemburg pritet të jetë shteti i parë europian që do të legalizojë të gjithë tregun nga prodhimi deri tek konsumimi i kanabisit.

"Kjo politikë e drogës që kemi pasur gjatë 50 viteve të fundit nuk funksionoi.Të ndalosh gjithçka e bëri atë më interesante për të rinjtë ... Unë shpresoj se të gjithë ne do të kemi një qëndrim më të hapur ndaj drogës"," u shpreh një zyrtar për mediat .

Qytetarët mbi moshën 18 vjeç do të mund të blejnë kanabis me ligj brenda dy viteve. Dhe shteti do të rregullojë prodhimin dhe shpërndarjen përmes një agjensie kanabisi.

Nëse vendimi miratohet, Luksemburgu do i bashkohet Kanadasë, Uruguajit dhe 11 shteteve të SHBA-së ku tregu i kanabisit është i legalizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445