Pas kërkesës së Holandës për rivendosjen e vizave me shqiptarët, duket se është frymëzuar dhe Zvicra.
Kreu i Lidhjes Kombëtare, Lorenzo Quadri po kërkon në një interpelancë të dërguar në Këshillin Federal rikthimin e vizave me Shqipërinë. Quadri rikujtoi se parlamenti hollandez në javët e fundit ka miratuar me shumicë të madhe një mocion për ripërtëritjen e kërkesës për viza për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në zonën Shengen.
“Parlamenti holandez, ka motivuar kërkesën e tij me rritjen shqetësuese të krimit, veçanërisht të tipit mafioz, që vjen nga Shqipëria.”
Në shkrimin e “Corriere Del Ticino”, ku paraqitet kërkesa për interpelancë shkruhet:
Është theksuar se në Holandë jetojnë gjashtë herë më shumë shqiptarë sesa ato që janë deklaruar zyrtarisht dhe se sipas policisë së Roterdamit, mafia shqiptare është organizata më e dhunshme kriminale në atë qytet gjatë viteve të fundit. Një problem tjetër i ngritur është emigracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë në Holandë, veçanërisht meshkujt e rinj. Komisioni Evropian gjithashtu ndikon Zvicrën, pasi vendi ynë ka nënshkruar marrëveshjet e Shengenit.”