Policia italiane ka kapur një tjetër skaf me 550kg marjuanë në brigjet e tyre,
Raportohet se në pranga kanë rënë dy skafistët, njëri një 29 vjeçar shqiptar dhe një shtetas italian 33 vjeç.
Skafi është identifikuar nga roja bregdetare italiane gjatë natës së shkuar në ujërat e Brindizit.
Pas një ndjekje të shkurtër skafi është ndaluar nga roja bregdetare italiane.
Në bordin e skafit prej 6.5 metra të gjatë janë gjetur rreth 550 kg marijuanë e konfeksionaur në 67 pako.
Vlera e drogës sipas financës italiane përllogaritet të kapte një fitim prej 5 milionë euro.