Një tjetër skandal i ka dalë në pah Facebook. Mediat botërore tregojnë se Facebook ka paguar kontraktues të jashtëm për të transkriptuar mesazhet zanore të përdoruesve.
Kompania e Facebook ka konfirmuar që ka transkriptuar audion e përdoruesve, por ka theksuar se tashmë nuk e bën diçka të tillë.
Bloomberg raporton se përdoruesit që u prekën nga kjo, kishin zgjedhur opsionin në aplikacionin Messenger që lejon transkriptimin e bisedave zanore.
Facebook dhe rrjetet e tjera sociale të cilat i ka në menaxhim janë përballur së fundmi me një ‘lumë’ kritikash dhe telashesh si pasojë e mënyrës se si i ka trajtuar të dhënat personale të përdoruesve.
Madje lidhur me thyerjen e rregullave të privatësisë Facebook u gjobit me 5 miliardë dollarë, gjobë të cilën pranoi ta paguante.
Mediat e huaja raportojnë gjithashtu se të përfshira në hetime për privatësinë janë edhe Apple, Microsoft, dhe Google.