Ariana Grande, këngëtarja e njohur ka qënë një nga personazhet më të komentuar në media kohët e fundit.
Grande do të jetë këngëtarja që do bëjë hapjen e festivalit të madh të ‘Coachella’ dhe rënditet si artistja më e re në moshë që e ka bërë këtë në gjithë historinë e ‘Coachella’ si dhe femra e katërt, pas Beyoncé, Lady Gaga dhe Björk.
Menaxheri i Arianës e ka festuar suksesin e saj më një postim në ‘Instagram’ ku shpreh entuziasmin e tij. As Ariana Grande nuk ka nguruar të shprehet, pasi ka falenderuar stafin e ‘Coachella’ publikisht në ‘Twitter’.