Sukseset e këngëtares së njohur shqiptare, Dua lipa nuk kanë të ndalur.
Shumë vajza dhe gra të industrisë së muzikës, gjatë këtij viti u bënë bashkë për të vënë më shumë në dukje pabarazinë gjinore.
Këtë vit është vënë re një diferencë shumë e vogël mes artisteve femra dhe atyre meshkuj, në listat e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar.
Falë përkushtimit dhe suksesit të padiskutueshëm të një sërë këngëtaresh si Dua Lipa, Cardi B apo Jess Glyne që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në krye të listave.
Vitin e kaluar artistet femra zinin 39% të listës muzikore në Britani, ndërsa këtë vit 49%, raporton ‘Revistawho.com’. Cardi B zë vendin e parë në listë, ndërsa në vendin e dytë është këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila ka qëndruar për 67 javë në krye të listës me 40 këngët e preferuara.