Një tjetër sulm i dyshuar si terrorist ka ndodhur në Francë.
Në Paris një makinë e drejtuar nga një person ende i pa identifikuar ka ecur me shpejtësi drejt furgonit të policisë por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.
Drejtuesi i mjetit u neutralizua dhe u arrestua nga policia ndërsa e gjithë zona u evakua dhe u vendos nën kontrollin e autoriteteve.
Mësohet se agresori ishte i armatosur ndërsa episodi cilësohet si një akt terrorist dhe po hetohet në këtë pistë.
Incidenti u shënua në zonën metropolitane Franklin Roosevelt, ku automjeti u përfshi nga flakët. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.