INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër sulmues i njohur i thotë “PO” Kosovës

Një tjetër sulmues i njohur i thotë “PO” Kosovës

Publikuar më: 09:18 20-09-2016

Atdhe Nuhiu ka zgjedhur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmin për këtë vendim të tij e ka dhënë ndihmës-trajneri i përfaqësueses së Kosovës ku ka deklaruar për “Koha Ditore”:

“Atdhe Nuhiu sot ka qenë në Kosovë dhe i ka nisur procedurat për pajisje me pasaportë. Ai ka pranuar të luajë për Kosovën, por ka mbetur të zgjidhet çështja e nënshtetësisë. Nuhiu ka lindur në Prishtinë. Është një sulmues i nevojshëm për Kosovën, pasi do ta shtonte edhe më shumë konkurrencën në sulm. Çdo lojtar është i mirëseardhur, në këtë kohë apo edhe në të ardhmen. Dyert e Kosovës do të jenë të hapura për çdo futbollist që ne mendojmë se është i nivelit konkurrues”, ka deklaruar Muharrem  Sahiti.

Nuhiu ishte pjesë e përfaqësuese U-21 të Austrisë, ku është aktivizuar në 13 ndeshje. Së fundmi ai ka zgjedhur t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Albert Bunjaku.

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127