Prej disa muajsh tashmë dy artistet kanë pushtuar mediat me lajmet mbi marrëdhënien e tyre, e cila supozohet se ka marrë fund. Në rrjete sociale nuk kanë munguar statuset e dyshimta thumbat e shumtë e diss-et që i kanë dhënë fund njëherë e mirë shoqërisë së tyre.
Mirëpo ju kujtojmë se një ndër HIT-et më të pëlqyer të verës 2019, padiskutim ka qenë bashkëpunimi i dy vajzave mjaft të dashura për publikun, Dafina Zeqirit dhe Tayna-s. Kënga u titullua “Bye Bye” dhe siç duket, tani artistet e njohura sapo ia bënë “Bye Bye” njëra-tjetrës publikisht.
E pyetur “Kush e ka inat Tayna-n që ia ke bërë “Bye bye”? në After Party-n e Luana Vjollcës në kanalin zyrtar në YouTube të moderatores, reperja shprehet kështu:
“E dinë ata vetë!”, duke bërë fansat të mendojnë se ishte sërish një thumb ndaj Zeqirit pasi pyetja ishte e lidhur me titullin e këngës së dyshes.