Një tjetër kandidat nga Partia Demokratike ka pranuar të marrë mandatin e deputetit. Mësohet se bëhet fjalë për Arlind Çarçanin nga listat e qarkut të Korçës, i cili sot ka dorëzuar formularin e dekriminalizmit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ai është kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në qytetin e Ersekës.
Bashkë me Çaçanin shkon në 102 numri i deputetëve. Korab Lita mori mandatin ditën e djeshme dhe pritet të betohet në seancën e radhës plenare ndërsa Halil Jakimi do të marrë mandatin pasi të pranohet dorëheqja e tij si Këshilltar Bashkiak në Bulqizë.