Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Velipojës. Një fëmijë 13-vjeçar nga Mitrovica ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Velipojë ndërsa i riu me inicialet L.I. i cili është futur në det për tu larë ka gjetur vdekjen. Dyshohet se fëmija ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë në det. Mësohet se mjekët kanë ndërhyrë menjëherë po ishte e pamundur shpëtimi i tij.