Familja Kardashian nuk do të ishte ajo që njohim sot pa një kasetë seksi në mes, dhe duket se historia mund të përsëritet.
Këtë herë jo për ata personalisht, por për dhëndrin dhe nusen e ardhshme në familje, të cilët rastis ta kenë bërë së bashku këtë video të nxehtë. Për kë tjetër mund të bëhet fjalë përvecse Tyga dhe Blac Chyna? Pas Kim K, duket se ish cifti është ai që po rrezikon seriozisht që “realizimi” i tyre të dalë në dritë. TMZ bën me dije se avokati i Chyna është kundërpërgjigjur menjëherë duke kërcënuar ligjërisht këdo që do të përpiqet ta publikojë këtë video. Mësohet se një video u është dërguar vërtetë kompanive të pornos dhe duket se gjithcka është e vërtetë, por deri tani askush se ka blerë.