Julian Deda është një ndër aktorët më të mirë komedianë shqiptarë dhe shumë i dashur për publikun. Prej vitesh e kemi parë në spektakle të ndryshme humori në të cilat na ka dhuruar shumë batuta humori. Por siç duket Juli është bërë nostalgjik dhe ka postuar një foto të tij të 1998-ës, por të themi të drejtën kur e sheh nga larg duket si gocë. Juli i është përshtatur modës së kohës, kështu që s’ka pse e quan “tmerr i vërtetë” këtë foto.
“Nostalgji. (1998)
Ishte koha kur visheshim 100% me xhinse dhe e shoqeronim pa lidhje me nje kollare te kuqe. Ishte koha kur floket i kishim aq te gjate sa na mbanin era kembe..! Me pak fjale nje tmerr i vertete. ?”, shkroi ai.