Mënyra të reja tentohen për të futur celularë në burgje. Një rast i çuditshëm është zbuluar dhe parandaluar së fundmi në Lezhë.
Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë.
Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë. Janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë.
Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura.
Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për rastin në fjalë, për të identifikuar përgjegjësit.