‘ Mos i shërbeni, mos i jepni për të ngrënë, nëse doni shpëtojeni” është ky apeli që trajneri personal Darren McClintock u ka dërguar fast food-eve në Middlesbrough. Qëllimi është që klienti i tij të arrijë të dobësohet, pasi peshon 300 kg.
Kjo është një iniciativë shumë interesante e ateltit Mike Hind, por me një objektiv të qartë për klientin e tij pak të motivuar.
Klienti vetëm 27-vjeç e di shumë mire që është në një situatë të rrezikshme. Pas shumë vitesh, ndërsa ka vuajtur edhe nga bullizmi, ai kuptoi se gjendja e tij mund të shkaktonte sëmundje por edhe vdekje.
E për këtë arsye i shtyrë edhe nga nëna ai vendosi të ushtrohet me një trajner personal.
Dhe për këtë arsye trajneri ka vendosur të bëjë një fushatë shumë interesante duke i kërkuar komunitetit të zonës që të mos i japin ushqim, përndryshe do e vrasin.