Një trup i pa jet është gjetur ditën e sotme në portin e Durrësit.
Trupi është identifikuar dhe është shtetasi Pjetër Frroku 54 vjeç dhe njihej si peshkatar i punësuar pranë një firme peshkimi në Durrës.
Nga hetimet e para rezulton se trupi nuk ka shënja dhune dhe dyshohet se Frroku është mbytur teksa po peshkonte.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.