Qytetartë që dalin herët tek liqeni artificial janë tronditur këtë mëngjes kur kanë parë një trup të pajetë. Ata menjëherë kanë lajmëruar policinë e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Ndërsa pas pak minutash dhe policia ka njoftuar se tek kodrat e liqenit artificial, në një largësi rreth 100 m nga bregu, është gjendur një shtetas, që dyshohet të jetë mbytur, i seksit mashkull rreth 60 vjeç. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhe polumbarët që po punojnë për nxjerrien e trupit të viktimës.