INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një “UFO” në mes të detit / Shtëpia që ngjason me një disk fluturues

Një “UFO” në mes të detit / Shtëpia që ngjason me një disk fluturues

Publikuar më: 19:01 03-03-2017

Quhet “UFO”, por në fakt është një shtëpi super luksoze që lundron në ujë. Gjysma e saj ndodhet mbi det dhe pjesa tjetër poshtë ujit. Shtëpia ka formën e një disku fluturues.

Të flesh brenda ‘UFO-s”, është e mundur, dhe është ideuar nga Pierpaolo Lazzarini, i njëjti person që disa vite më parë krijoi “Jet Kapsulën”, anijen futuriste, e cila tani kërkohet nga gjysma e botës. Sot ai kthehet më një projekt edhe akoma më ambicioz: UFO 2.0.

Kjo pajisje nuk fluturon më, por lundron. Shtëpia futuriste ka një sipërfaqe prej 300 metra katrorësh dhe është e ndarë në 3 kate dhe që ngjan si një shtëpi e vërtetë. Kuzhina, banja apo salloni ndodhen në pjesën e sipërme, ndërsa dhoma e gjumit është me pamjen e poshtme të detit. “Bëhet fjalë për një strukturë lundruese – thotë Lazzarini – dhe jetesa në det më magjeps.

Të jetosh brenda në ujë është akoma edhe më shumë magjepsesëse. Ajo nuk mund të jetë vetëm një shtëpi, por edhe një hotel, një vilë që pozicionohet ku të doni ju. Ka 16 bateri që furnizojnë dy motorë elektrikë. Çdo njëra prej tyre ka një autonomi prej rreth 1 ore. Kur njëra shkarkohet, kalohet tek tjetra. Por nëpërmjet paneleve diellore bëhet aktivizimi i menjëhershëm i karikimi të baterive. Kështu që autonomia është e pafundme.

Article Logic
Execution time: 0.0039892196655273