Almeda Abazi me ëmbëlsinë e saj vazhdon të ruajë ende imazhin e një ish-missi që ka përfaqësuar dhe përfaqëson denjësisht bukurinë e femrave shqiptare.
Ka bërë shumë meshkuj për vete, por mbi të gjitha aktorin turk, bukuroshin Tolgahan, ku përkrah njëri-tjetrit paraqesin në publik tablonë e një dashurie përrallore.
Ditën e djeshme në Instagram Almeda ka publikuar një foto nga fëmijëria e saj teksa shfaqet përkrah motrës dhe mamasë së saj duke uruar: “23 prill, gëzuar Ditën e Fëmijëve”.
Çfarë imazhi! Bukuria e paska shoqëruar Almedën që në vitet e saj të hershme të fëmijërisë.