24-vjetori erdhi dhe në urimet e shumta që e kanë shoqëruar ditën speciale nuk ka munguar edhe një dedikim i veçantë që Ylli Limani i’a ka bërë vetes.
Këngëtari ka publikuar në Instagram një foto nga fëmijëria e tij dhe e ka shoqëruar me disa rreshta vërtet esencial.
“Nëse do të ktheja kohën pas, këtij djaloshit kaçurrel në foto do i kisha thënë se nuk i ka veshët llapush, puçrrat do të të largohen me kalimin e kohës dhe të mësojë t’i falë njerëzit, sepse të gjithë gabojnë.
Të mos ndalojë së kënduari. Do i thoja se një ditë do të bësh krenarë të gjithë njerëzit e rëndësishëm për ty. Çdo hap i bukur ose i vështirë ja vlen.
Do ja vlejë sepse do të kesh njerëz që të duan pa kushte. Gjëja kryesore, do i thoja se do të bëhet më mirë edhe kur të duket se s’ka ku shkon më keq. Shumë urime për Yllin”,- shkruan Limani në foton e postuar në Instagram.
Ku ka më bukur! Ndonjëherë urimin më të bukur njerëzit mund t’ja bëjnë edhe vetes.../intv.al/