Vajza e keqe Riri së fundmi i ka trajtuar shumë keq fansat, në mënyrë të rregullt.
Ajo është bërë kryefjala e lajmeve rozë për vonesat e saj të përsëritura gjatë koncerteve të turit botëror ANTI. Kështu që nuk ishte surprizë ta shihje që të respektonte zakonin e saj në festivalin V në Essex të Anglisë. Vetëm se këtë herë ajo u vonua plot 30 minuta, duke i lënë fansat të prisnin në shi. Si të mos mjaftonte kjo, bukuroshja nga Barbadosi u akuzua se po këndonte në playback gjatë gjithë kohës. Një mbrëmje, ose më mirë të themi , një muaj për t’u harruar për Rihanna-n.