INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një vajzë e mitur i kërkoi takim, Stresi befason me përgjigjen ndërsa publikon mesazhet

Një vajzë e mitur i kërkoi takim, Stresi befason me përgjigjen ndërsa publikon mesazhet

Publikuar më: 12:31 10-08-2023

Reperi i njohur, Stresi, tashmë ndodhet në koncerte brenda vendit dhe në Kosovë, e mesazhet nga fansat nuk kanë munguar. Por së fundmi, ai ka bërë publike një bisedë me një vajzë, e cila është vetëm 17 vjeçe.

Adoleshentja kërkonte të dinte se në cilin club do performonte Stresi, pasi kishte dëshirë për ta takuar. Reperi, e pyet fillimisht për moshën, e më pas e këshillon që të bëjë kujdes pasi ka shumë persona të këqij që mund të përfitojnë nga ajo.

“Jo se du me bo të mirin po kam 1000 virtyte që duhet me i pas nje fisnik. Zoti i vrafte në qofshin repera a vipa apo ca do qofshin… Cdo femre i falet adoleshenca sepse ka meshkuj kurva që i mashtrojnë dhe kështu ndodh në realitetin tonë të shpifur….. Bohu burr edhe ndale epshin. Stop”, shkruan Stresi në postimin e tij në “Instastory”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059