INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një vajzë

Një vajzë "e rritur": Bella Hadid feston 20-vjetorin me veshje të tejdukshme! [FOTO]

Publikuar më: 11:52 10-10-2016

Bella Hadid është 20 vjeç dhe jeta e thërret!

Modelja bukuroshe vendosi që ta festojë natën e saj të madhe në mënyrën e zakonshme, provokuese si gjithmonë. Veshja e saj metalike ishte tërësisht e tejdukshme, por duket se Bella ka dashur që të mos e teprojë. Kështu motra e vogël e Gigi Hadid ka zgjedhur që të mbulohet për të mbrojtur pjesët e saj intime nga sytë kureshtarë që natyrisht nuk do të mungonin. Ndoshta nga fakti se ishte e shoqëruar nga mamaja e saj Yolanda Foster, përveç të dashurit të saj The Weeknd, dhe dëshironte të ruante figurën e “vajzës së mbarë”. Aq e mbarë sa mund të jesh me një veshje tërësisht transparente...

Article Logic
Execution time: 0.0033988952636719