Koço Kokëdhima është një ndër politikanët më të njohur në politikën shqiptare, por jo vetëm. Ai gjithashtu njihet edhe si një ndër biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri.
Ditën e sotme ai festoi ditëlindjen dhe krahas të gjitha urimeve nuk kishte sesi të mungonte edhe urimi nga vajza e tij Besa Kokëdhima, këngëtarja shumë e dashur për publikun.
Ajo ka zgjedhur ta urojë të atin me një foto nga fëmijëria e saj ku shfaqet së bashku me motrat.
"Gëzuar ditëlindjen babi. Bota është një vend më i mirë sepse ti je pjesë e saj. Të dua përgjithmonë", shkruan Besa.