INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një vaksinë e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, gati të testohet tek njeriu

Një vaksinë e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, gati të testohet tek njeriu

Publikuar më: 09:41 16-07-2019

Inteligjenca Artificiale është vendosur tërësisht në shërbim të njeriut.

Tashmë ajo ka krijuar një vaksinë për gripin dhe është projektuar tërësisht nga Inteligjenca Artificiale.

Vaksina pritet të testohet tek disa pacientë në SHBA. Një nismë e tillë u ndërmor nga universiteti australianë Flanders. Ata bën me dije se është hera e parë që një ilac i projektuar nga një algoritëm të eksperimentohet te njeriu.

Kjo nuk është hera e parë që një kompjuter ndihmon të projektohet një terapi, por në këtë rast i gjithë projektimi iu besua një programi bazuar tek Inteligjenca Artificiale njohur si Sam [Search Algorith for Ligands].

“Fillimisht i treguam programit disa kompozime që aktivizonin sistemin imunitar të njerit, dhe të tjera përbërje që nuk e bënin një gjë të tillë. Një gjë të tillë e bëmë për të dalluar ilacet që funksionin dhe ata që nuk jepnin efekt. Më pas zhvilluam një tjetër program të quajtur kimia sintetike që gjeneroi përbërje të ndryshme kimike. Të gjitha këto u analizuan nga Sam për të zbuluar se cilat mund të ishin ilaçe të mirë” u shprehën ekspertët.

Ata shpjeguan se përbërjet më të mira kaluan në teste preklinike deri sa arritën tek njeriu, dhe testimet e para do të kryhen tek 240 vullnetarë.

Eksperimenti pritet të zgjasë 1 vit dhe sipas mjekëve përfaqëson nisjen e një etape të re ku inteligjenca artificiale do të ketë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në përgatitjen e ilaçeve.

Article Logic
Execution time: 0.003903865814209