Aknet nuk njohin moshë dhe janë shumë të sikletshme, nuk ka rëndësi nëse je adoleshent apo i rritur.
Studimet, kanë treguar se aknet kanë fuqinë të ulin vetëbesimin e dikujt dhe të ndryshojnë cilësinë e jetës. Një lajm i mirë është se shumë shpejt të gjithë mund të shpëtojnë prej tyre sepse ekziston një vaksinë kundër akneve në horizont.
Revista “The Independent” tregon se disa studiues nga Universiteti i Kalifornisë, kanë zbuluar se është e mundur që aknet e krijuara nga mikrobet të luftohen me një antitrup specifik për to.
Ata shpresojnë se kjo vaksinë mund të jetë gjithashtu një mënyrë për të bllokuar bakterin që shkakton aknet.
Gjatë eksperimentit i cili është kryer tek minjtë dhe qeliza të lëkurës së njeriut, kërkuesit testuan efektivitetin e këtyre antitrupave. Dhe rezultatet ishin premtuese.
Trajtimi do të jetë në formën e imunoterapisë, që do të thotë se aknet do të luftohen nga brenda trupit dhe jo trajtime hormonale apo veprimin e rakutanit, trajtime të cilat janë më të përhapura për kurimin e akneve.
Hapi i radhës së studiuesëve është konfirmimi se nuk kanë asnjë efekt anësor tek njerëzit, por gjithsesi ky zbulim është shpresë e madhe për të gjithë ata që vuajnë nga aknet.