Ditët e fundit kanë qarkulluar në media aludime rreth disa fotove të këngëtarit Young Zerka ku shfaqet së bashku me një modele bionde mjaft simpatike. Ai dhe modelja Joana Alimema janë fotografuar duke u relaksuar dhe duke kaluar kohë së bashku në një pishinë, e mesa duket kaq ka mjaftuar për të nisur spekulime se mes tyre ka diçka më tepër se miqësi. Gjithashtu mendohet se këto foto mund të jenë shkëputur edhe ndonjë produksion i ri muzikor që Zerka është duke përgatitur.
Megjithatë, deri më tani nuk ka patur asnjë reagim të tij për atë çfarë është publikuar. Ndërkohë kujtojmë që prej kohësh ai është lakuar për një lidhje me këngëtaren Ronale Hajati, lidhje të cilën asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar asnjëherë. Aktualisht ajo ndodhet në SHBA , ku ka realizuar edhe një set provokues fotosh.
Ronela shfaqet e veshur e gjitha me të zeza, ku duket mjaft elegante dhe në formë të shumë të mirë fizike, foto nga prapaskenat e klipit të saj më të ri "MVP".
“Vejusha e zezë”, ka shkruar Ronela si përshkrim për fotot. Të jetë ky një reagim i saj për atë çfarë po ndodh me Zerkën?
Ndonëse ajo e përshkruan veten si ‘vejushë e zezë’ në këto foto, ja vlen të thuhet që duket një ‘vejushë e zezë’ tejet seksi.
Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse do të vijojnë reagimet lidhur me fotot ‘kompromentuese’ të pak ditëve më parë të Young Zerkës.