Në një vide të re të hedhur, grupi terrorist ISIS kërcënon San Franciskon dhe Las Vegasin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në video lavdërohet Omar Mateen, i cili vrau 49 persona në një klub nate homoseksualësh këtë muaj në Orlando.
Megjithatë, autori që u vra nga policia dyshohet të ishte gay dhe frekuentues i rregullt i klubit. Videoja e tre besohet se është realizuar nga militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik në Mosul të Irakut, por disa pamje tregojnë rrugët e qyteteve të bregut Perëndimor.
Në video paraqiten ura e famshme në San Francisko “Golden Gate”, si dhe pamje nga hoteli “Cezar Palace”.