Justin Bieber nuk do të jetë në ndjekje të ujëvarave gjatë pushimeve të tij në Hawaii, sepse ai është duke pushuar në një vilë të mahnitshme e cila qëndron në majë të tyre. Vetëm 22 vjeç dhe bota është nën këmbët e tij. Ai duket sikur është në parajsë, teksa po bën pushime fantastike në “Big Island” në një shtëpi me vlerë 6.8 milionë $ e vendosur në anën e pjerrët të një shkëmbi dhe quhet “Falling Water” pasi është e vendosur mbi ujëvarë. Sipas Tmz, Justin ka planifikuar të qëndrojë atë për 2 javë, me një shifër prej 10 mijë $ nata. Thjesht bëni llogaritjet, është një shumë marramendëse.
Çfarë ka shtëpia? 1 trampolinë, 2 rrëshqitëse uji, 2 motorra me 4 goma, fushë basketbolli/tenisi, pellgje uji, një kuzhinier privat, dhe një vend ku ulet helikopteri, ndoshta për ndonjë rast kur Bieber-it do t’i duhet të shkojë në dyqan.
Pushime të mbara Justin!