INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një virus i ri rrezikon miliona përdorues Android

Një virus i ri rrezikon miliona përdorues Android

Publikuar më: 09:32 11-07-2016

Mbi 10 milionë smartphone Android janë infektuar nga një virus i ri që gjeneron klikime të rreme për reklamat. Deklarata vjen nga ekspertë mbi sigurinë.

Ky malware instalon gjithashtu aplikacione të padëshiruara dhe përgjon historinë e lundrimit në internet të përdoruesit të telefonit të infektuar.

Sipas gazetës britanike “Mirror”, pjesa më e madhe e personave të prekur janë nga Kina dhe përhapja e këtij virusi u detektua nga dy kompani të ndryshme për sigurinë, Checkpoind dhe Lookout.

Sipas këtyre, ky virus është shumë i vështirë për t’u hequr nga telefoni, edhe nëse bëni (factory reset) të aparatit celular.

Më të rrezikuar janë ata përdorues që përdorin sisteme operative të vjetra të Android –it, si KitKat apo Jellybean.

Versioni i fundit i Android është Marshmallow.

Article Logic
Execution time: 0.0033571720123291