INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një vit më parë pranoi infektimin me HIV, Charlie Sheen sot rrëfen lajmin fantastik! [FOTO]

Një vit më parë pranoi infektimin me HIV, Charlie Sheen sot rrëfen lajmin fantastik! [FOTO]

Publikuar më: 10:46 02-12-2016

Ka kaluar gati 1 vit që nga momenti kur u rrëfye publikisht për infektimin e tij me virusin HIV, por sot Charlie Sheen tregon se çfarë ka ndodhur me të.

Aktori është përfshirë në një provë klinike për një ilaç të quajtur PRO-140 që nga fillimi i vitit 2016 dhe ka treguar rezultatet për shkak të Ditës Botërore kundër Sidës. Ndërkohë që zyrtarë të shëndetit përreth botës festojnë përparimin e jashtëzakonshëm në kërkimet kundër Sidës, Charlie feston progresin e tij personal që i jep mundësinë e një jete më të gjatë se sa kishte menduar fillimisht. Në ndryshim nga terapia tradicionale antiretrovirale, ku duhet të konsumosh një sasi ilaçesh në mënyrë të përditshme, Sheen merr një injektim në javë i cili nuk ka efekte anësore. Ditën e djeshme, artisti 51 vjeçar mori lajmin se është arritur reduktimi dhe bllokimi i plotë i virusit duke përdorur vetëm këtë metodë. Tashmë Sheen thotë se nuk është ndjerë kurrë kaq i fortë dhe me vetëbesim për gjendjen e tij dhe shpreson se kërkimet shkencore do të aprovojnë kurën e tij që të përdoret tek të gjithë, për të ndryshuar jetën e të prekurve nga HIV një herë e mirë.

charliesh.jpg

msgg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328