INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një vit para zgjedhjeve konfirmohet emri i parë i socialistëve për kryetar bashkie

Një vit para zgjedhjeve konfirmohet emri i parë i socialistëve për kryetar bashkie

Publikuar më: 13:01 18-07-2018

Vangjush Dako, i pari i konfirmuar nga socialistët për kryetar bashkie?

Zërat për rikandidim të njeriut më të lakuar dhe të akuzuar nga opozita, për herë të katërt në krye të një prej bashkive me të mëdha në vend, janë shtuar shumë.

"Madje socialistët e qendrës thonë se Dako qartazi është mbështetur nga Rama, edhe pse ky i fundit ka pranuar publikisht te ndërkombëtaret se në zgjedhjet lokale nuk do të kandidonte njerëz të akuzuar, sidomos pas precedentit “Rroshi”, raporton newsbomb.al.

"Por me Vangjush Dakon puna qëndron ndryshe. Bisedat janë bërë në Austri dhe jo në Shqipëri. Kur Vangjush Dako ishte nisur drejt Londrës për të qenë me kryetarë të tjerë bashkish në një tur të shoqatës së bashkive, një telefonatë e ktheu nga rruga, pasi kishte prerë biletën e gjithçka tjetër. Ishte Edi Rama që i thoshte të shkonte me të në Austri, në 26 korrik, kur gjithë shqiptarët kishin sytë për hapjen e negociatave për anëtarësim, Vangjush Dako e Edi Rama shkonin të inauguronin një ekspozitë të Ramës në Austri", raporton newsbomb.al.

Ky lajm nuk pasqyron linjën editoriale të intv.al

Për të parë lajmin e plotë klikoni në:

http://www.newsbomb.al/ja-kush-eshte-emri-i-pare-qe-konfirmojne-socialistet-per-kryetar-bashkie-bisedat-ne-austri-telefonata-qe-ktheu-vangjush-dakon-nga-rruga-128288

Article Logic
Execution time: 0.003680944442749