INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një vit të mbarë për fëmijët, nis viti i ri shkollor

Një vit të mbarë për fëmijët, nis viti i ri shkollor

Publikuar më: 08:07 13-09-2016

392 mijë nxënës i janë drejtuar këtë të martë shkollave në mbarë vendin, për të nisur vitin e ri shkollor 2016-2017. Ndërkohë, mes tyre janë plot 27 mijë vogëlushë, të cilët do të ulen për herë të  pare në bankat e shkollës.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka përcjellë urimet me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor për nxënësit, fëmijët me nevoja të veçanta dhe mësuesit. Me prioritet, tha Ministrja, do të shihen fëmijët me nevoja të veçanta dhe mësuesit që japin mësim në shkollat në zonat e thella rurale.
Ndërkohë si çdo vit në kryeqytet ajo me të cilën janë përballur qytetarët ka qënë trafiku i rënduar. Për këtë qëllim, për të shmangur tarfikun e rënduar në këtë ditë, policia në bashkëpunim me DAR ka ndërmarrë një plan masash.
Por një tjetër problematike që prindërit dhe fëmijët që nisin vitin e ri shkollor, kanë qënë tekstet shkollore. Disa nga librat shkollorë do të mungojnë për nxënësit në këtë ditë të parë të shkollës. Prindërit janë ankuar edhe më parë se pse kanë pritur, ndërkohë që dje nëpër libraritë e shitjes së teksteve shkollore ka pasur radhë të gjata, dhe sërish nuk kanë arritur t’i marrin të gjitha tekstet për fëmijët, pasi vijojnë mungesat.

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393