Ylli i Lady Gaga po vazhdon të lartësohet në Hollywood.
Pasi njoftoi për librin e saj me receta gatimi, dhe këngën single që do të realizojë, ylli i popit, ka njoftuar për rolin më të madh të karrierës së saj në botën e filmit. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen përkrah Bradley Cooper në rikthimin e “A Star Is Born”. Roli si protagoniste që do të mbajë Lady Gaga, më parë është mbajtur nga Judy Garland në vitin 1954 dhe Barbra Streisand në vitin 1976. Filmi flet për vajzën naive të Hollywood e cila bie në dashuri me një aktor problematik, karriera e të cilit fillon të pësojë rënie.
Ndoshta 30 vjeçarja, do të shërbejë si ogur i mirë për Bradley, pasi ai do të bëjë debutimin e tij si regjizor në këtë film. Gjithashtu Gaga do të kompozojë dhe të përformojë muzikë të re për filmin.
Transformimi i karrierës së “The Monster”, që nga fustani prej mishi deri te çmimi i Golden Globe ka qenë plot surpriza, por çdo gjë rreth “A Star is Born” duket në rregull për të.
Epo duket sikur Lady Gaga di si të bëjë një rikthim të bujshëm.