INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një zë kundër nga LSI për djegien e mandateve, sjell kaos[FOTO]

Një zë kundër nga LSI për djegien e mandateve, sjell kaos[FOTO]

Publikuar më: 11:23 19-02-2019

Anëtari i LSI, që ka mbatur dhe disa poste në ministritë ku ka ka drejtuar LSI vite më parë, Ralf Gjoni është kundër djegies së mandateve të opozitës.

Gjoni thotë se një gjë e tillë sjell veç kaos dhe asnjë ndryshim pozitiv për vendin.
‘Nuk ka zhvillim në Shqipëri pa një Parlament të fortë e cilësor. Nuk ka Parlament llogari-kërkues me sistemin aktual zgjedhor. E për rrjedhojë, çdo masë drastike, 'djegëse' e ekstra-institucionale që nuk sjell ndryshimin e kodit zgjedhor, sjell kaos dhe asnjë ndryshim pozitiv për vendin. Përkundrazi, do të prodhojë ‘kartona’ edhe më të fortë se këta që kemi sot...’, shkruan Gjoni.

ralf.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496