INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një zgjidhje për prindërit! Teknologjia do të ''kuptojë'' të qarat e bebeve

Një zgjidhje për prindërit! Teknologjia do të ''kuptojë'' të qarat e bebeve

Publikuar më: 10:50 12-06-2019

Një program kompjuterik, i mundësuar nga inteligjenca artificiale, është i aftë të identifikojë dhe të dallojë të qarat e bebeve për t'u treguar prindërve se çfarë duan fëmijët e tyre.

Programi i zhvilluar nga studiuesit nga IEEE dhe Shoqata Kineze e Automatizmit, mund të zbulojë nëse qarja është për shkak të urisë, lodhjes, sëmundjes ose dhimbjes.

Studiuesit shprehen se pavarësisht se e qara e çdo fëmije është unike, ata ndajnë disa tipare të përbashkëta.

Sinjale zanore që lëshojnë foshnjat identifikohen duke përdorur ''sensing compressed'', një proces që rindërton një tingull të bazuar në të dhëna të rralla, veçanërisht të dobishme për mjedise të zhurmshme.

Arsyet më të zakonshme të qarjes së foshnjave janë: uria, lodhja, gazrat, një pelenë e mbushur, kur duan një përqafim, kur ndjejnë shumë nxehtësi ose shumë të ftohtë, ose kur kanë ndonjë sëmundje.

Studiuesit krijuan një algoritëm të njohjes së gjuhës që mund të dallojë kuptimet e sinjaleve normale dhe anormale të zërit në një mjedis të zhurmshëm. Algoritmi mbledh sinjalet e qarjes dhe i përkthen ato në informacion që prindërit të kuptojnë se çfarë kanë bebet e tyre.

Ekipi i IEEE shpreson se studimi i tyre mund të jetë shumë i dobishëm për prindërit e rinj të cilët janë të papërvojë si dhe në spitale në pavijonin e fëmijëve që mjekët të kuptojnë llojin e të qarës së bebeve.

Studiuesit nuk kanë lënë një datë fikse por njoftojnë se ky program do të jetë shumë shpejt i aksesueshëm nga të gjithë.

Article Logic
Execution time: 0.0044488906860352