Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një banesë private një katëshe tek "Pazari i Ri" në Tiranë.
Në vendngjarje janë 4 mjete zjarrëfikësi që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dyshohet që shkak i rënjes së zjarrit të ketë qenë bombola e gazit.
Patrullat "Shqiponja" u shpëtuan jetën tre personave që ndodheshin brenda banesës. Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.