INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njëra bën twerk e tjetra në shërbim të komunitetit. Motrat Obama habisin sërish [FOTO]

Njëra bën twerk e tjetra në shërbim të komunitetit. Motrat Obama habisin sërish [FOTO]

Publikuar më: 19:04 04-08-2016

Pasi kaloi më shumë se gjysmën e jetës së saj në Shtëpinë e Bardhë, një nga vajzat e presidentit Omaba është parë duke mësuar se si jetohet pjesa tjetër e jetës. Ndërkohë që motra e madhe, Malia po shikon jetën e saj tashmë si maxhorene, duke kërcyer twerk në Lollapolaza, Sasha, po mëson të punojë . Por të jesh e bija e presidentit, sigurisht që do kesh privilegje, pasi në vendin ku po mësohet të punojë, ndodhen edhe 6 agjentë të shërbimit sekret, sigurisht për ta mbrojtur nga ndonjë situatë e sikletshme. Ajo po punon part-time, 4 orë në ditë në një restorant prodhimesh deti në Martha Vineyard, Çfarë bën? Prenoton tavolinat, i përgatit ato, dhe shëben si kasiere. Sa paguhet? 12-15$ në ditë, pa llogaritur bakshishet. Mirëpo do të jetë për një periudhë afatshkurtër, derisa pjesa tjetër e familjes Obama, të shkojë në Vineyard për pushime. Për t’u admiruar fakti se si babai është edhe e bija, që të dy shumë të lidhur me komunitetin, pasi jo rrallë herë e kemi parë presidentin në ikje të SHBA-ve duke ngrënë në Fast Food-e. 

Article Logic
Execution time: 0.0031101703643799