INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëz mos e humbisni parashikimin e ditës së sotme. Nami fare sot, sidomos për ju që nisët sot universitetin

Njerëz mos e humbisni parashikimin e ditës së sotme. Nami fare sot, sidomos për ju që nisët sot universitetin

Publikuar më: 10:34 16-10-2017

Horoskopi sot.

DASHI

Dialogu dhe bashkëpunimi do rimojnë me ditën e sotme. Çdo gjë do jetë e mrekullueshme dhe partneri/ja do ju krijojë kushtet e duhura që ju të ndiheni si mbi re. Beqarët do jenë joshës dhe sharmantë. Mundësitë për të krijuar një lidhje do jenë edhe më të mëdha sot. Financat nuk do jene të këqija.

DEMI

Ditë shumë normale dhe pa asgjë të veçantë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Bëni ato që ndjeni pa menduar se çfarë mund të thonë të tjerët. Beqarët do kenë vetëm flirte dhe ndonjë takim, asgjë më tepër. Për financat do jetë dite shumë e favorshme dhe e mirë. Mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim.

BINJAKET

Marrëdhënia në çift do fillojë dalëngadalë të përmirësohet, megjithatë ende nuk është koha për të marrë vendime të rëndësishme. Tregohuni më të duruar. Beqarët duhet të përgatiten për romanca të këndshme dhe që do ua ndryshojnë jetën. Financat do kenë probleme nëse shpenzoni pa u menduar.

GAFORRJA

Sot do e kuptoni më së miri atë që keni në krah dhe do dini çfarë të bëni që t’ia plotësoni dëshirat më të zjarrta. Çdo gjë do shkojë për mrekulli. Beqarët do përballen me disa zgjedhje të vështira dhe do ngurrojnë të vendosin shpejt e shpejt. Në planin financiar mund të kryeni edhe ndonjë investim sepse situata do jetë e qëndrueshme.

LUANI

Ditë shumë e animuar dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për gjithë të dashuruarit. Çdo gjë do shkojë ashtu si ju e kishit ëndërruar që prej kohësh. Beqarët nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë, por një person i veçantë do dojë të bëhet pjesë e jetës suaj. Situata financiare do fillojë të konsolidohet.

VIRGJERESHA

Në dashuri nuk është momenti duhur për të ndërmarrë rreziqe të mëdha. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos e teproni me kritikat ndaj partnerit/es. Nëse jeni beqarë do ëndërroni më shumë sesa duhet dhe realiteti do ju duket mjaft i hidhur. Financat do jenë me të vërtet shqetësuese. Merrni masat e duhura.

PESHORJA

Marrëdhënia në çift do thellohet edhe më tepër gjatë kësaj dite dhe ju do kaloni akoma më tepër kohë me atë që keni në krah. Emocionet do jenë të papërshkrueshme. Ata që janë ende vetëm do kenë mundësi për takime vërtet interesante. Financat duhen menaxhuar me më tepër kujdes dhe maturi, përndryshe do ketë probleme.

AKREPI

Ditë shumë e qetë dhe pa asnjë të re kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Vazhdoni t’i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe të dashuroni si ta ndjeni. Beqarët nuk do e kenë aspak mendjen tek krijimi i një lidhje sepse diçka tjetër do i shqetësojë pa masë. Në planin financiar duhet të tregoheni më të organizuar dhe të mos mendoni vetëm për të sotmen.

SHIGJETARI

Ju që jeni në një lidhje ju presin surpriza të njëpasnjëshme dhe të mrekullueshme gjatë gjithë ditës. Do ju duket shpesh vetja si në ëndërr dhe nuk do e besoni që është partneri/ja që ka menduar për çdo detaj. Beqarët do jenë të parezistueshëm dhe nuk kanë sesi të mos tërheqin vështrimet e të gjithëve. Financat nuk do jene te këqija.

BRICJAPI

Bashkëpunimi në çift do jetë shumë i ngrohtë gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do e zgjidhni me mirëkuptim. Në mbrëmje atmosfera do ngrohet mjaft dhe ju do ndiheni për mrekulli. Beqarëve do ju bëhet një propozim i mrekullueshëm. Mendojeni seriozisht. Në planin financiar bëjini mirë llogaritë.

UJORI

Nën ndikimin e madh të Venusit jeta juaj në çift do jetë e bukur dhe mjaft emocionuese sot. Do ndiheni si kurrë më parë dhe do dëshironi që kjo ditë të mos ketë fund. Beqarët duhet të shohin mirë rreth e rrotull vetes sepse atje do e gjejnë personin ideal. Hëna do ju nxitë të shpenzoni pa menduar sot dhe situata financiare do jetë delikate. Bëni kujdes.

PESHQIT

Ka shumë mundësi që të mos tregoheni shumë besnikë sot ndaj atij që keni në krah. Një person mjaft joshës do mundohet t’ju bëjë për vete dhe ju do bini shpejt pre e bukurisë së tij/saj. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë edhe nëse mundësitë për takime do jenë të shumta. Në planin financiar tregohuni realistë me shpenzimet.

Article Logic
Execution time: 0.0043189525604248