INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëz, në rast emergjence duhet të keni me vete këto 5 gjëra!

Njerëz, në rast emergjence duhet të keni me vete këto 5 gjëra!

Publikuar më: 11:32 28-04-2017
Emergjencat mund të vijnë në forma të ndryshme.
Bëhet fjalë për evakuim të përhershëm, ose për një periudhë të shkurtër. Duhet të jemi të përgatitur për çdo lloj situate. Ja gjërat që duhet të keni me vete, sipas intv.al:
 
1-Merrni para me vete
Nuk është e thënë të merrni një sasi të madhe, por të mjaftojë sa për të përballuar ditët në vazhdim. Ruajini në një vend të caktuar këto para.
2-Mos harroni dokumentat kryesore
Me dokumentë kryesorë përfshihen: karta e identitetit, pasaporta,  sigurimet shoqërore etj. Pa këto dokumentë nuk mund të shkoni  aty ku dëshironi.
3-Merrni kutinë e ndihmës së shpejtë 
Mbani të paktën, furnizim një javor të ilaçeve më kryesore. Asnjëherë nuk i dihet, nëse ju apo dikush nga familja do ketë nevojë për to. 
4- Përgatisni një listë kontaktesh
Mund të ndodhë që celulari juaj të jetë pa bateri. Atëherë gjëja e parë që na shkon në mendje është t’i telefonojmë ndonjë të njohuri, apo familjari që mund të na ndihmojë në situatën jo të mirë që mund të gjendemi.
5-Mos harroni të merrni kafshën shtëpiake
Ndodh që nga shpejtësia për t’u larguar nga shtëpia, të harroni kafshën shtëpiake tuajën. Ndoshta nuk ju shkon direkt në mendje, pasi situata e emergjencës do ju hutojë, por edhe kafsha shtëpiake është pjesë e familjes.
Shpresojmë që këto lloj situatash të jenë sa më të pakta në jetën tonë, por përgatitja duhet të jetë e rëndësishme për të gjithë. Kryesorja, sipas intv.al  është të ruajmë qetësinë! 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547