INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Njerëz nuk di çfarë t’iu them’, mos e humbisni Horoskopin për sot! Qenka një ditë fantastike

‘Njerëz nuk di çfarë t’iu them’, mos e humbisni Horoskopin për sot! Qenka një ditë fantastike

Publikuar më: 12:26 04-10-2017

Horoskopi sot.

Dashi Duhet të bëni më shumë lëshime gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sepse përndryshe nuk do arrini dot të jetoni qetësisht. Edhe partneri/ja do mundohet të tolerojë më tepër. Në planin financiar do përballeni me disa vështirësi.

Demi Ditë e bekuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Çdo gjë do shkojë ashtu si ju e kishit menduar dhe kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Në planin financiar kujdes me shpenzimet sepse mund të përballeni me vështirësi.

Binjakët Sot do e kuptoni më mirë se personi që keni në krah me të vërtetë është ideali për ju. Ai do iu ndihmojë për gjithçka që do keni nevojë dhe do ju bëjë të mos ndiheni kurrë vetëm. Në planin financiar nuk do ketë surpriza të këqija.

Gaforrja Duke folur hapur me partnerin/en dhe duke e toleruar më tepër njëri-tjetrin do mund t’i kaloni edhe ato pengesa të vogla që ju ishin shfaqur. Situata financiare do jetë mjaft e trazuar. Kujdes.

Luani– Nën ndikimi e fortë të Mërkurit ju do rivendosni komunikimin dhe bashkëpunimin në çift. Do arrini më në fund t’i zgjidhni mosmarrëveshjet dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen. Në sektorin financiar duhet të tregoheni vigjilentë.

Virgjëresha Jeta juaj në çift do jetë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj dite. Tregohuni sa më realistë që të mundeni nëse nuk doni të përballeni me probleme. Në planin financiar nuk mund ta përmirësoni dot buxhetin, kujdes.

Peshorja Ata që kanë pasur disa debate të forta në çift kohët e fundit do kalojnë një ditë shumë të vështirë dhe me tension, ndërsa ata që kanë pasur një marrëdhënie të qetë, do përjetojnë emocione pozitive. Financat do jenë më të mira se disa ditë më parë.

Akrepi Nëse ka kohë që marrëdhënia në çift po shkon më së miri, pse të mos mendoni sot për një bashkëjetesë? Të jeni të sigurtë se do ndiheni edhe më mirë dhe emocionet do jenë të papërshkrueshme. Mos kini frikë nga përgjegjësitë. Në planin financiar do mund të kryeni investime të rëndësishme.

Shigjetari Falë ndikimit të Uranit dhe të Neptunit në jetën tuaj në çift, do kaloni momente të animuara pranë atij që dashuroni. Disa do mendojnë shpesh sikur janë në ëndërr. Në planin financiar do përballeni me goxha vështirësi të cilat do ju marrin goxha kohë për t’u zgjidhur.

Bricjapi Nëse jeni në një lidhje, nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni gjatë kësaj dite. Partneri/ja do iu mbajë pranë dhe do iu ledhatojë gjatë gjithë kohës. Do ndiheni me të vërtetë të dëshiruara. Urani do sjellë të papritura jo të këndshme në planin financiar.

Ujori Çiftet do kalojnë një ditë shumë të mërzitshme dhe që mezi do presin që ajo të mbarojë. Partneri/ja as që do mendojë t’iu përkëdhelë apo t’iu mbajë pranë. Në planin financiar do iu duhet të merrni vendime të mëdha. Do ia dilni mbanë.

Peshqit Klima yjore do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite dhe do e bëjë jetën tuaj në çift akoma më të bukur. Nuk do tundoheni aspak nga personat që do iu joshin. Financat do jenë të shkëlqyera. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë.

Article Logic
Execution time: 0.0040619373321533