Ambasada Amerikane ka postuar në faqen e saj të “Facebook”-ut një video ku shpjegohet se si do të funksionojë Gjykata Kushtetuese.
Sipas Ambasadës kjo gjykatë do jetë me gjykatës të kualifikuar dhe të paanshëm politikisht.
“Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e Vetingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.